Kirurgjia

Operimi i hernies inguinale apo femorale

( operimi i bruhit, shembjes )

 

Shumė e nderuara paciente, shumė i nderuar pacient, prindėr tė dashur,

 

Te ju ėshtė konstatuar

□  hernie inguinale

□  hernie femorale

□  djathtas      □ majtas

 

Ndėrmjet muskujve tė barkut dhe ligamentit inguinal gjendet njė vrimė natyrore (kanali inguinal), pėrmes tė cilit te meshkujt kalojn elementet spermatike. Pėrmes kėsaj vrime (unaza herniale) te hernia inguinale (bruhi nė gilzė) del peritoneumi (mbėshtjellsi i hapėsirės sė dhe organeve tė barkut) qė paraqet qesen herniale. Bruhet e mėdha mund tė arrijnė deri nė qesen e testiseve ( hernie skrotale).

Te hernia femorale (bruhi nėn gilzė)  unaza herniale kalon mes ligamentit inguinal dhe kockės sė pelvikut.

Nė qesen herniale shpesh futen pjesė tė organeve tė barkut (para se gjithash omentumi i madhė, zorrė, fshikėza urinare, vezorja etj) qė paraqesin pėrmbatje e hernies (bruhit). Hernia (bruhi) mund tė paraqitet nė njė anė apo nė tė dy anėt dhe tė shoqėrohet me dhembje tė cilat intensifikohen nė kollitje apo sforcim fizik. Nė shumicėn e rasteve e fryra ėshtė  e dukshme apo e prekshme. Hernia (bruhi) mund tė jetė i lindur apo i fituar. Te hernia (bruhi) e lindur  zgjerohen vrimat natyrore nė murin e barkut. Kjo favorizohet para se gjithash  me mbipeshė, presioni i rritur brenda barkut gjatė ngritjes sė peshave apo shtatzani.

____________________________________________________________________________________

 

Pasojat dhe rreziqet e sėmundjes

 

Rreziku kryesor ėshtė inkarcerimi (ngecja, shtrėngimi) i pėrmbatjes sė hernies (bruhit). Rreziku ėshtė aq mė i madhė sa mė e ngushtė tė jetė unaza herniale. Nėse ka ngecur njė pjesė e zorrės mundet tė rrezikohet qarkullimi i gjakut tė zorrės dhe si pasoj tė mbyllet zorra (ileus) deri nė kalbja (gangrena) e zorrės dhe shpėrthimi i zorrės (perforatio) me pėrfundim inflamacion i mbėshtjellsit tė barkut (peritonitis) me rrezikim jete. Rrallė mundet tė dėmtohet edhe testisi nėse komprimohen (shtypen) enėt e gjakut qė furnizojn testisin.

Unaza herniale asnjėherė nuk mbyllet vetvetiu, pėrkundrazi ajo zgjerohet me kalimin e kohės. Parimisht ēdo hernie (bruh) mundet tė inkarcerohet (shtrėngohet). Nėse pėrmbatja e hernies nuk kthehet (reponohet) nė bark nga ana e mjekut  do tė duhej sa mė shpejt tė operohej. Nėse hernie tashmė ėshtė inkarceruar atėher kemi tė bejmė me njė urgjencė kirurgjike dhe nuk guxon tė shtyhet operacioni.  

_____________________________________________________________________________________ 

 

Teknika operatore

 

Operacioni mundet tė realizohet me anestezion tė pėrgjithshėm, anestezion regjional (spinal) apo anestezion lokal. Qėllimi i operacionit ėshtė tė kthehet  prėmbatja e hernies, tė mbyllet unaza herniale dhe /ose tė pėrforcohet ashtu qė tė mundėsishtė tė pamundėsoj paraqitjen e sėrishėm tė hernies.

Ka teknika tė shumta kirurgjike pėr trajtimin e hernies. Mbi detajet si dhe pėrparėsitė dhe mangėsitė e teknikave ju informojmė me dėshirė gjatė bisedės informuese.

 

 □ Operacioni i „hapur“ pėrmes  qasjes inguinale

 

Qesja herniale pėrmes prerjes nė regjionin inguinal lirohet deri nė qafėn e saj. Pėrmbatje e hernies kthehet nė hapėsirėn e barkut, pastaj qesja herniale lidhet nė nivel e qafės herniale dhe largohet pjesa tjetėr. Pastaj unaza herniale ngushtohet dhe pėrforcohet pėrmes qepjeve tė veqanta apo pėrmes vendosjes sė rrjetave tė ndryshme. Qepjet dhe rrjetat shėrbejnė pėr tė pėrforcuar shtresat e barkut nė kėtė nivel.

Hernie e inkarceruar („bruhi i shtrėnguar“, „bruhi i ngecur“) gati gjithmon operohet me teknikėn e „hapur“. Nganjėherė ėshtė i nevojshėm prerje shtesė mes kėrthizės dhe ashtit pubik psh nėse ėshtė zorra tashmė ėshtė gangrenizuar dhe ėshtė i domosdosshėm largimi i asaj pjese tė zorrės dhe qepja e saj.

 

□ teknikat laparoskopike 

 

     - pėrmes hapėsirės sė barkut,

     - qasje ekstraperitoneale.

_______________________________________________________________________________________

 

Ndryshimet dhe zgjerimet e mundshme tė operacionit   

 

Gjetjet e papritura, tė cilat planin operative rrėnjėsisht e ndryshojnė, janė tė rralla. Nganjėherė mund tė gjenden edhe gjetje shoqėruese ( formacione tė mbėshtjellsit tė barkut, gjėndrra limfatike tė cilat duhet larguar gjatė intervenimit. Nėse testisi para inetrvenimit ėshtė dėmtuar rėndė nga hernia inguinale mund ta bėjė tė nevojshme largimin e tij.

Ju lutemi tė jepni pėlqimin tuaj pėr ndryshime apo zgjerime tė intervenimit tė parapar kirurgjik qysh tash nė mėnyrė qė tė tė realizohen nė tė njėjtin anestezion tė pėrgjithshėm dhe pėr tė shmangur njė intervenim tė sėrishėm kirurgjik.

_______________________________________________________________________________________

 

Komplikacionet dhe pasojat e mundshme tė intervenimit

 

Operacioni i hernies (bruhit) bėnė pjesė nė intervenimet kirurgjike rutinore.

Lėndimet e organeve fqinje ( psh zorra e hollė, zorra e trashė, qesja urinare ) nuk pėrjashtohen posaēėrisht nėse ato paraqesin qesen apo pėrmbatjen herniale. Nė raste tė tilla mund tė jetė i nevojshėm hapja e hapėsirės sė barkut pėrmes prerjes sė veqantė shtesė nė bark dhe nga aty pėr tė pėrkujdesur apo larguar organin e lėnduar. Nėse pas dėmtimit tė zorrės ( inkarcerim, lėndim ose lėshimi i qepjeve)  pėrmbatja e  zorrės arrin nė hapėsirėn e barkut mund tė formohet absces ( grumbullim qelbi) ose inflamacion (ndezje) e mbėshtjellsit tė barkut (peritonitis).

Te alergjitė apo mbindjeshmėrinė ( psh medikamente, dezinfektues , flaster etj) mund tė paraqiten ajtje   (edema), kruarje, teshtitje, skuqje lekure, marramendje, vjellje apo reaksione tė ngjajshme. Komplikime tė rėnda nė organet mė rėndėsi  jetėsore ( zemėr, qyrkullim gjaku, frymarrje, veshkė ) dhe dėmtime tė pėrhershme (psh insuficiencė e organeve, paraliza ) janė ekstrem tė rralla.

Si pas ēdo intervenimi kirurgjik mund tė formohen  droēka gjaku nė venat e mėdha (Thromboza ) qė mund tė barten me rrymėn e gjakut dhe tė mbyllin ndonjė enė gjaku (Embolia).

_______________________________________________________________________________________ 

 

 

Komplikime tjera  tė mundshme anėsore

 

Edhe kėto masa pėrgatitore, shoqėruese apo pasuese nuk janė plotėsisht pa rrezik. Kėshtu psh mund tė paraqiten dėmtime lokale tė indeve pas infuzioneve apo injeksioneve ( abscese injektuese, nekroza, iritime lėndime  apo inflamacione tė nervave dhe/ose  venave. 

Te dhėnie/aplikimi i transfuzionit tė gjakut ose komponenteve tė gjakut nuk mund tė pėrjashtohet me siguri absolute mundėsia e  infeksionit psh shumė rrallė me Virus hepatiti ( inflamacion i mėlqisė) dhe ekstrem rrallė HIV (AIDS). Mirėpo behėt gjithēka qė rreziku eventual tė mbahet nė shkallėn mė tė ulėt tė mundshme.

____________________________________________________________________________________

 

Patjetėr mbani mend!             Nėse nuk vendoset ndryshe nga mjeku!

 

Para operacionit

Operatori vendos nėse dhe kur duhet tė ndėrpriten medikamentet antikoagulante ( psh Marcumar, Aspirin ) nėn kontrollin e mjekut ordinues gjegjėsisht nėse duhet zavendėsuar me ndonjė medikament tjetėr.

 

Pas operacionit

Nėse shėrimi juaj do tė jetė aq i favorshėm ashtu qė ju pas disa orėve ose pak ditėve tė dilni nga spitali

do tė duhej qė kjo tė bėhej tė shoqėruar nga personi tjetėr, pasi nga medikamentet e anestezionit apo dhembjes  reaksionet tuaj tė adaptimit ende janė tė kufizuara.

Ne do tė ju njoftojmė kur ju sėrish mund tė dilni aktivisht nė komunikacion apo kur ju mund tė punoni sėrish nė makina lėvizėse. Ju gjatė kėsaj kohe nuk duhet tė pini alkool dhe poashtu nuk duhet tė merrni vendime tė rėndėsishme.

 

Nėse keni temperatur tė ngritur ( mbi 38°C ), dhembje apo skuqje nė vendin e operacionit informoni menjėherė mjekun tuaj. Kjo vlen para posaēėrisht nėse dhembjet e barkut shoqėrohen me ankesa tė jashtėqitjes ( kapsllėk, barkqitje), edhe nėse kėto ankesa paraqiten disa ditė apo mė shumė pas operacionit.

            

            

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mė tė rejat »

                        

Kėtu lexoni mbi risit dhe aktivitet mė tė reja nė spital.....

 

 

 

Shpallje»

 

Kėtu lexoni mbi shpalljet, konkurset, ofertat etj....

 

 

 

 

Festat»

 

Spitali nuk punon nė kėto ditė ( punohet vetėm me kujdestari)....

 

 

 

 

Mediat»

 

Kėtu lexoni mbi prezentimin e Spitalit nė media.....

 

 

 

Statistika»

Kėtu lexoni prezentimin e punės sė spitalit nė bazė parametrave dhe indikatorėve statistikor......

 

YourCompany.Com © 2003 • Privacy Policy • Terms Of Use

 

                             Spitali Rajonal Ferizaj