AKTIVITETE NË REPART

 

 

 

Puna në Repartin e Pediatrisë fillon në ora 07:00 (08:00), varësisht nga ndërrimi i orës stinore.

 

 

           

Orari i punës në Repart (për të gjithë stafin)             Orari për infermiere

  

 

    

     MBLEDHJET E MËNGJESIT:

 

Mbledhjet e mëngjesit bëhen çdo ditë pune me fillim në orën 08:15-08:30

     - raport i mjekut kujdestar për rrjedhën e punës gjatë natës (pranimet e reja, urgjencat,

        intervenimet e nevojshme,...),

     - ndarja e dytyrave dhe përgjegjësive të punës për çdo punëtor shëndetësor,

     - për çdo ditë caktohen detyra të veçanta sipas rastit dhe bëhet plani ditor i punës.

 

      

  Mbledhjet e mëngjesit                                   Orari ditor i punës në Repart

 

 

    

    VIZITAT E PACIENTËVE 

 

 

Vizitat bëhen në orar të caktuar (08:30-09:00). Infermieret përgatisin fëmijët për vizita dhe mbajnë të regullta dosjet (historitë, rezultatet e analizave laboratorike et.). Informojnë mjekun e dhomës për shqetësimet e fëmijëve gjatë kujdestarisë dhe për gjithçka që ndodh në repart. Vizitat bëhen të përbashkëta (mjek dhe infermiere) të udhëhequra nga Shefi i Repartit. Për çdo veprim që ndërrmerret mbahen shënime korrekte. 

 

  

Foto 1                                                            Foto 2

 

    

    NEONATOLOGJIA 

 

Mjeku i caktuar për punë në Ambulancën Specialistike bënë vizitat e të porsalindurve (neonatëve) në Repartin e Gjinekologjisë (në mungesë të Neonatologut). Pediatri bënë vizitën e parë pediatrike të neonatëve para se të lëshohen nga Spitali.

 

Vizitat bëhen çdo ditë pune ora 09:00-09:30.

 

 

 

    

    PUSHIMI

 

Pushimi shfrytëzohet nga ekipi mjekësor për kafe ose shujtë të mëngjesit.

 

Orari i pushimit: 09:30-10:30

                      Gjysma e punëtorëve shëndetësor shfrytëzojnë pushimin 30 min. e parë dhe 

                      gjysma tjetër 30 min. tjerë.

 

    

    AMBULANCA SPECIALISTIKE 

 

Çdo ditë pune në Ambulancën Specialistike bëhen vizita për pacientët e udhëzuar nga mjekët familjar (nga shërbimi publik ose privat), të cilët kanë nevojë për pëkujdesje shëndetësore dytësore. Pacientët varësisht nga vlerësimi i mjekut pediatër mjekohen në mënyrë ambulantore ose hospitalizohen.

 

 

                       

                                                                                Orari i punës në Ambulancën Specialistike

                                                                                (varësisht nga detyrat e punës, mjekët pediatër mund të 

                                                                                ndërrojnë ditët e vizitave). 

 

 

    

    URGJENCA 

 

Mjeku kujdestar është në gjendje gadishmërie për çdo rast që vjen në urgjencë me rekomandim të mjekut familjar (nga shërbimi publik ose privat) dhe rastet tjera urgjente...

 

 

    

    PUNA NË REPART 

 

Pranimet e reja, plotësimi i dosjeve mjekësore (historia e sëmundjes, fletë lëshimet, analizat laboratorike,...), konsultat me prind.

 

    

Foto 1  Gjatë punës në Repart (konsulta)               Foto 2

 

   

Foto 3  Kryeinfermierja gjatë punës në Repart         Foto 4  Vendosja e vijës intravenoze

 

   

Foto 5  Dhënja e terapisë intravenoze                   Foto 6  Puls oximetria

 

    

Foto 7  Terapia inhalatore                                   Fig 8  Ekzaminimi ultrasonografik

 

   

Foto 9  Gjatë punës në kuzhinë (ushqimi dietal)       Foto 10  Koha për drekë (në mungesë të

                                                                                                       trapezarisë në repart ushqimi servohet

                                                                                                       në dhomë)

 

                                                        

    

    NDËRRIMI I PAS DITËS 

 

Pas dite në repart vazhdon punën mjeku kujdestar dhe 2 infermiere. Infermieret e ndërrimit të pas ditës mbajnë kujdestaritë edhe ditëve të vikendit.

 

Orari i pas ditës: 15:00-20:00

 

    

    NDËRRIMI I NATËS

 

Mjeku kujdestaron 24 orë.

Infermieret e ndërrimit kujdestarojnë çdo të tretën natë.

 

Orari i natës: 20:00-07:00 (08:00) (varësisht nga ndërrimi i orës stinore).

 

         

Orari mujor i kujdestarive për mjek (24 orë).        Orari mujor i kujdestarive për infermiere

                                                                  (vikende dhe festa).

 

    

    VIZITAT E FAMILJARËVE

 

Vizitat e familjarëve janë të lejuara në orar të caktuar. Në rrethana jo të zakonshme ky orar mund të ndryshoj ose edhe ndalohen vizitat (në rast të epidemive etj.).

 

     

                                              

               Orari i vizitave për familjar              Urdhëresë për raste të veçanta

                                                               (epidemia e Gripit të Derrave)

    

    KONSULTAT

 

Prindi ka të drejtë të kërkoj informacion apo sqarim rreth tretmanit shëndetësor të fëmijës (mejkimi, analizat laboratorike, ekzaminimet e veçanta etj.) Informatat i jep mjeku ordinues ose mjeku kujdestar.

 

Orari i konsultave është çdo ditë pune, ora 12:00-13:00.

 

     

                                                                        Fig 1  Konsultë me prind

 

    

    RAPORTE PUNE, RREGULLORE, URDHËRESA etj...

 

Puna në Repart është ekipore, e mbikqyrur nga Shefi i Repartit. Çdo veprim është i planifikuar dhe i dokumentuar. Bëhen rregullore pune, urdhëresa për raste të veçanta,...Për çdo gjë që ndodh brenda reparit si pranime të fëmijëve për shtrim (lëshime, transfere, dërhyrje të veçanta etj), pushimet epunëtorëve (vjetore, mjekësor, lehonie etj), mungesat në punë (me leje ose pa arsye), bëhen raporte sipas një plani të përcaktuar. 

 

 

                                         Plani i punës për vitin 2010

 

                   

   

Raport Javor Pune           Raport Mujor Pune          Raport Tremujor Pune

 

            

 

Raport Gjashtmujor Pune                        Raport Vjetor Pune

 

                          Raport Mujor për llojet e sëmundjeve të trajtuara në Repart

 

 

   

Urdhëresë për Infermiere              Të drejtat dhe përgjegjësitë       Urdhëresë për masa shtesë         Fletë lëshimi për pacientin

                                                        e prindit (kujdestarit)                  (në raste epidemie etj)   

 

 

 

Protokoli i fëmijëve të shtruar në Repart                                                                      Pacient nga komunat 

                                                                                                                                tjera të trajtuar në

                                                                                                                                Spitalin Rajonal Ferizaj

 

  

Planifikimi i nevojave        Materiali i harxhuar...                               Terapia ditore për çdo fëmijë të shtruar

për staf mjekësor për një

periudhë 5-10 vjeçare

     

    AKTIVITETE TJERA

 

 

 

 

    

    N...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 BETIMI I HIPOKRATIT 

 

 

 

  PEDIATRIA

   

    Personeli

   

    Ambientet e punës

 

    Aktivitete në Repart

 

    Punime...

   

 

    

Të rejat »

                        

Risi dhe aktivite në spital...

 

 

Shpallje»

 

Shpallje, konkurse, oferta etj...

 

 

Festat»

 

Festat (punohet vetëm me kujdestari)...

 

 

Mediat»

 

Prezentimi i Spitalit në media...

 

 

Statistika»

 

Prezentimi i punës së spitalit me parametra dhe indikatorë statistikor...

 

 

 

  SHËRBIMET

 

    GJINEKOLOGJIA

 

    PEDIATRIA

 

    KIRURGJIA

 

    INTERNO

 

    HEMODIALIZA

 

    URGJENCA

 

    DIAGNOSTIKA

 

    ADMINISTRATA

 

spitaliferizaj.com © 2010 • Privacy Policy • Terms Of Use